Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve 2026-2027, ku “Dardanët” janë pozicionuar në Grupin B3 së bashku me Austrinë, Izraelin dhe Republikën e Irlandës.

Tekniku gjerman e pranon se Austria niset si favorite në këtë grup, por thekson se Kosova ka objektiva të qarta dhe do të luftojë për një pozicion konkurrues. “Austria është qartazi favorite, por është një grup shumë interesant dhe i fortë. Ne do të bëjmë maksimumin për të synuar vendin e dytë. Objektivi minimal është të qëndrojmë në Ligën B dhe të mos biem në Ligën C”, u shpreh Foda për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Për Fodën, përballja me Austrinë do të ketë edhe një dimension personal. Ai ka drejtuar më parë këtë përfaqësuese dhe e ka kualifikuar në Euro 2020, duke lënë gjurmë në futbollin austriak. “Do të jetë diçka e veçantë të përballem me Austrinë dhe të takoj ish-lojtarët e mi. Shpresoj të kemi mbështetje të madhe atje. Megjithatë, fokusi im aktual është te ndeshjet e marsit”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB