“Më parë merrja kokainë në kapakët e tualetit”, deklarata e Robert F. Kennedy Jr. për drogën shkakton reagime të forta dhe thirrje për dorëheqje
Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos në një sulm me armë që ndodhi të enjten në mbrëmje (me orën lokale) në një konvikt në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Jugut, një institucion i frekuentuar kryesisht nga afrikano-amerikanë.
Rreth orës 21:15 (ora lokale), pati raportime për të shtëna në një dhomë në konviktin Hugine Suites, tha administrata e universitetit në një postim në Facebook, duke vënë në dukje se në kampus u vendos një orë policore, e cila zgjati disa orë.
Nuk dihen detaje të tjera për momentin dhe nuk është sqaruar nëse autori i sulmit mbetet i lirë.
“Zyrtarët e universitetit ende nuk e kanë konfirmuar identitetin e viktimave ose gjendjen e personit të plagosur”, shkruhej në postim.
Top Channel