Pjesë e organizatës së trafikimit të drogës/ Gjykata jep vendimin për Ertjan Pjetërgjokaj dhe Bujar Brahaj

13/02/2026 16:55

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë tre anëtarë të një grupi kriminal të organizuar të akuzuar për trafik droge.

Gjykata e Posaçme shpalli të pafajshëm ish-efektivin Adriatik Logli, i cili ishte akuzuar në kuadër të një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, Ertjan Pjetërgjokaj u dënua me 8 vite burg, dënim që me gjykim të shkurtuar u ul në 5.4 vite burg. Elton Ukaj u dënua me 7 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar me 4.8 vite burg.

Bujar Brahaj u dënua me 10 vite burg për trafik dhe kultivim droge, dënim që me gjykim të shkurtuar u ul në 6.8 vite burg. Xhuliano Aliu u dënua me 5 vite burg, ndërsa Kristi Dautaj me 10 vite heqje lirie.

Pjesa tjetër e grupit, prej 32 personash, u dënua në total me 200 vite e 6 muaj burg.

SPAK evidentoi 13 episode të trafikimit dhe kultivimit të drogës në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Sipas hetimeve, veprat kriminale janë kryer gjatë periudhës nga muaji mars deri në nëntor të vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB