Formula 1/ Dita e fundit e testeve në Bahrein, Antonelli më i shpejti, problem teknik për Hamilton
Në moshën 40 vjeçare dhe pas 21 sezonesh në NBA, Chris Paul vendos të thotë ‘mjaft’. Basketbollisti amerikan përmes një postimi në rrjetet sociale vendosi që të tërhiqet nga basketbolli i luajtur pasi e zgjidhi kontratën me Los Angeles Clippers ku u transferua nga Toronto në fillim të sezonit, por duke luajtur vetëm më fund të muajit dhjetor.
Paul ka qenë një nga yjet e basketbollit amerikan dhe në palmaresin e tij janë edhe 2 medalje të arta olimpike me SHBA; në Pekin 2008 dhe Londër 2012. Chris Paul është aktivizuar me shumë skuadra në NBA; Neë Orleans, ku u shpall edhe si Debutuesi i Vitit në 2006, Houston, Oklahoma City, Phoenix, Golden State, San Antonio dhe Toronto.
Në total ai ka zhvilluar 1370 ndeshje me një mesatare prej 16.8 pikësh, 9.2 assist dhe 4.4 topa në tabelë. Iu afrua titullit kampion në NBA vetëm në 2021 kur luajti finalen e madhe me Phoenix Suns duke humbur ndaj Milëaukee.
‘Jam plot me gëzim dhe mirënjohje. Edhe pse ky kapitull si lojtar NBA u mbyll, loja e basketbollit do të jetë e rrënjosur në ADN time-shkruante Paul-jam në NBA prej më shumë se gjysma e jetës sime, 3 dekada. është çmenduri vetëm kur e thua’.
Top Channel