Vazhdojnë problemet për një nga sulmuesit kryesorë kuqezi. Armando Broja nuk ishte mes të gruambulluarve për ndeshjen mes Burnley-t dhe Crystal Palace,mbrëmjen e djeshme në Premier League për shkak të një zgjedhjeje teknike të bërë nga trajneri Scott Parker.

Lyle Foster dhe Ashley Barnes ishin alternativat e Zian Flemming në stol në rast se sulmuesi titullar do të zëvendësohej ndërsa Armando Broja u dërgua në tribunë. Sipas vetë trajnerit të Burnley-t vendi i shqiptarit në stol në këtë takim u morr nga James Ward-Prowse. Këtij të fundit iu dha shansi për të debutuar me skuadrën pasi një javë më parë nuk mund të aktivizohej përballë skuadrës që i zotëron kartonin, West Ham.

Në javët e fundit Broja ka ankuar një shqetësim të vogël fizik, por kjo nuk ka lidhje me arsyen që e dërgoi në tribunë në takimin kundër Crystal Palace. “Vendimi im kishte të bënte vetëm me programimin e skuadrës. Ai është ankuar për një shqetësim të vogël fizik, por unë mora vendimin sepse nuk mund të grumbulloj më shumë se një numër të caktuar lojtarësh. Kjo ishte e gjitha”, shpjegoi Parker.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB