Tragjike në Alpet e Francës, tre skiatorë humbin jetën pas një orteku të fuqishëm
Raportuesja Speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze, Francesca Albanese, reagoi ashpër ndaj thirrjeve pasi Franca kërkojë dorëheqjen e saj nga posti që mban në kuadër të OKB-së.
“Një gënjeshtër është zbuluar. Në vend që ta tërheqë atë, sistemi që mundësoi gjenocidin po sulmon lajmëtarin”, deklaroi Albanese. Sipas saj, Franca është e vetëdijshme se ka bërë një gabim, por “krenaria e pengon ta korrigjojë atë”, ndërsa pretendon se po kërkohen deklarata të saj të mëparshme për të gjetur çdo fjalë të papërshtatshme.
Reagimi i saj vjen pasi ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, bëri thirrje për dorëheqjen e saj nga posti i Raportueses Speciale të OKB-së.
Nga ana tjetër, Komisioni Evropian deklaroi se vendimi për të ardhmen e Albanese i takon OKB-së. Gjatë një konference për shtyp, një zëdhënës i Komisionit u shpreh se Bashkimi Evropian nuk do të komentojë më tej çështjen, por theksoi se BE-ja dënon të gjitha format e antisemitizmit.
Ai rikujtoi gjithashtu deklaratat e bëra nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke nënvizuar qëndrimin e BE-së kundër antisemitizmit.
“Ne i vërejmë thirrjet nga disa shtete anëtare për dorëheqjen e Albanese, por vendimi për të ardhmen e saj i takon OKB-së”, deklaroi zëdhënësi.
Çështja ka nxitur debat të gjerë diplomatik, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë zhvillime të mëtejshme në nivel të Kombeve të Bashkuara.
Top Channel