Formula 1/ Max Verstappen ‘ngel në klasë’ makinat e 2026: Duken si Formula E me steroidë
Rebecca Passler iu kthehet garave në Lojërat Olimpike Dimërore. Gjykata e Apelit e Agjencisë Italiane Antidoping pranoi apelin e sportistet së biatlonit që ishte pezulluar pasi rezultoi pozitive në testet antidoping për letrozol pas një kontrolli të kryer në 26 janar duke pranuar se mund ta kishte marrë substancën pa dashje apo nga një kontaminim.
Ky vendim e lejon Passler të garojë në Lojërat Olimpike të Milano-Cortina 2026. Passler do t’i bashkohet skuadrës duke nisur nga 16 shkurti, ditë kur do të jetë në dispozicion të stafit teknik për garat vijuese në kompeticionin më të rëndësishëm të sporteve dimërore.
‘Federata mirëpret me kënaqësi vendimin pas apelit që lejon Rebecca që të kthehet në dispozicion të skuadrës-komentin Flavio Roda, president i FISI, ndërkohë që edhe vetë sportistja mori frymë lirisht pas kësaj historie.
‘Ishin ditë shumë të vështira-shpjegon Passler-gjithnjë kam besuar te mirëbesimi im. Falenderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar, që nga avokatët që ndoqën situatën time, te Federata Italiane e Sporteve Dimërore, te familjarët dhe miqtë. Tani më në fund mund të kthehem dhe të përqendrohem plotësisht te biatloni’.
Top Channel