Borussia Dortmund nuk përmbahet, shkatërron Mainzin dhe i jep mesazh Atalantës
Rennes ndëshkon Paris Saint Germainin në ndeshjen e javës së 22 të Ligue 1 në Francë teksa mposhti kampionët e Francës me rezultatin 3-1 duke i dhënë kështu një asist Lens që mund t’i rrëmbejë kreun skuadrës së drejtuar Luis Enrique.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me avantazhin e Rennes 1-0 pas golit të shënuar nga Mousa Tamari në minutën e 34 të saj. Pas pushimit të ndeshjes vendasit dyfishuan shifrat pikërisht në minutën e 69 me golin e Esteban Lepaul duke e çuar rezultatin në 2-0, por pas vetëm 2 minutash parizienët rihapën llogaritë e sfidës teksa shënuan me Ousman Dembele duke e shkurtuar diferencën në 2-1.
Rennes reagoi shumë shpejt pasi vetëm 10 minuta më vonë shënoi sërish, këtë radhë me Embolo duke fiksuar fitoren 3-1 të ndeshjes që i jep mundësinë të shkojë në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Paris Saint Germain mbetet me 51 pikë, vetëm 2 pikë larg Lens që këtë të shtunë luan me Paris FC dhe mund të parakalojë në klasifikim kampionët e Ligue 1.
Top Channel