Ferrari/ Të ardhura rekord, ofron 15 mijë euro bonus për çdo punonjës
Pas Lewis Hamilton edhe Max Verstappen ‘ngel në klasë’ makinat që do të garojnë në Botërorin e Formula 1 të vitit 2026, të cilat janë thellësisht të modifikuara në motor, telajo dhe aerodinamike nga rregullorja e re.
Në përfundim të ditës së dytë të testeve zyrtare në Bahrein, holandezi që shënoi kohën e 17, tha për makinën e tij Red Bull me motor Ford se është si një Formula E me steroidë duke shtuar se rregullat gjithsesi janë njësoj për të gjithë dhe se duhet përshtatur.
‘Nuk është shumë argëtuese për t’u drejtuar-shtoi Max Verstappen për RB22, motori i të cilit është projektuar nga Red Bull Racing në Milton Keynes në Angli-nuk është Formula 1. Ndoshta do të ishte mirë të drejtonim një makinë Formula E. Sepse është e gjitha një çështje energjie, efiçence dhe menaxhimi. Pra, përsa i përket drejtimit, nuk është shumë argëtuese’.
Top Channel