Atentati me dy viktima në Rinas i kryer nga grup kriminal, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK
Një 50-vjeçar në Patos është arrestuar pasi në një servis çmontonte makina të kontrabanduara dhe iu shiste pjesët.
Njoftimi i policisë:
Zbulohet në Patos, një subjekt ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara.
Vihet në pranga pronari i subjektit.
Sekuestrohen 4 automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, si rezultat i punës hetimore të kryer për një rast të kryerjes së aktivitetit ekomonik, me produkte të kontrabanduara, arrestuan shtetasin:
-Xh. H., 50 vjeç, banues në Patos.
Gjatë kontrollit në subjektin e tij (servis automjetesh), në Patos, janë gjetur automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh, të dyshuara të kontrabanduara nga shtete të ndryshme të Europës. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel