Borussia Dortmund po përjeton një formë të jashtëzakonshme dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e kësaj jave të Bundesligës gjermane. Në Signal Iduna Park skuadra e Nico Kovac shkatërroi Mainzin me rezultatin 4-0 duke regjistruar fitoren e 6 radhazi në kampionat dhe duke e shkurtuar për momentin në 3 pikë diferencën me Bayernin kryesues.

Festivali i golave për Borussia Dortmund nisi në minutën e 10 kur Guirassy zhbllokoi rezultatin për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës verdhezi. Vetëm 5 minuta kaluan nga ky gol kur Beier dyfishoi shifrat për të besuarit e Nico Kovac duke e çuar rezultatin në 2-0.

Vrulli i verdhezinjve nuk kishte të ndalur teksa pak para fundit të pjesës së parë shënuan edhe golin e tretë me Guirassy që plotësoi dygolëshin e tij personal dhe me rezultatin 3-0 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Borussia Dortmund administroi rezultatin, megjithatë në minutën e 84 shënoi edhe një gol tjetër me Kohr duke fiksuar fitoren 4-0 të saj dhe duke i dhënë edhe një mesazh Atalantës me të cilën do të luajë në mesjavë në raundin e playoffit në Ligën e Kampioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB