“E sigurt që nuk je në epokën e gabuar?!”/ Deklarata e Merz për Europën, Kremlini e krahason me Hitlerin: Jemi në 2026-ën, jo 1933

13/02/2026 22:36

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka quajtur kancelarin gjerman Friedrich Merz “demon” pas deklaratave të tij për forcimin e ushtrisë gjermane.

Medvedev reagoi ashpër ndaj komentit të Merz në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku kancelari gjerman njoftoi planet për ta bërë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë konvencionale të Evropës.

Në një postim në kanalin e tij Max, Medvedev e kritikuar Merz duke i kujtuar se ky nuk është viti 1933.

“Demon, a je i sigurt që nuk je në epokën e gabuar? Është viti 2026, jo viti 1933!”, shkroi ai, duke aluduar në periudhën e ngritjes së forcës naziste në Gjermani.

Kjo përplasje verbale reflekton tensionet në rritje mes Rusisë dhe Perëndimit, veçanërisht pas luftës në Ukrainë dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Gjermanisë për të forcuar pozitat e saj ushtarake dhe mbrojtëse në Evropë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB