Komentet e pronarit të Manchester United për emigrantët ndezin polemika në Britani, Starmer kërkon falje publike
Aplikacioni i mesazheve WhatsApp ka denoncuar një përpjekje të autoriteteve ruse për të bllokuar funksionimin e tij, duke pretenduar se masa synon t’i detyrojë përdoruesit të kalojnë në një platformë komunikimi të kontrolluar nga shteti.
Reagimi erdhi pasi edhe Telegram u përball me kufizime këtë javë, në kuadër të masave të Moskës ndaj platformave të huaja.
Sipas një deklarate të publikuar në rrjetin X nga Meta, qeveria ruse tentoi ta bllokonte plotësisht WhatsApp për të shtyrë qytetarët drejt një aplikacioni të mbikëqyrjes shtetërore. Kompania theksoi se privimi i mbi 100 milionë përdoruesve nga një mjet komunikimi privat dhe i sigurt do të ulte sigurinë e tyre, duke shtuar se po punon për të mbajtur shërbimin funksional.
Ndërkohë, rregullatori rus ka vendosur kufizime edhe ndaj Telegram, duke e akuzuar platformën për shkelje të ligjit dhe për mosmarrjen e masave të mjaftueshme për të parandaluar përdorimin e saj për qëllime terroriste. Themeluesi i Telegram, Pavel Durov, reagoi duke deklaruar se kufizimi i lirive nuk është zgjidhje dhe se autoritetet po përpiqen t’i detyrojnë qytetarët të përdorin një aplikacion të kontrolluar nga shteti.
Moska po promovon përdorimin e aplikacionit të ri Max, në pronësi të kompanisë ruse VK, i cili funksionon që nga viti 2025 dhe ofron shërbime të shumta, përfshirë akses në platforma qeveritare dhe shërbime online. Që prej verës, Rusia ka ndaluar gjithashtu thirrjet zanore përmes WhatsApp dhe Telegram, duke rritur presionin ndaj platformave të huaja të komunikimit.
Top Channel