Komentet e pronarit të Manchester United për emigrantët ndezin polemika në Britani, Starmer kërkon falje publike
Grindjet e ashpra politike në Turqi për ndryshimet në lidershipin e Ministrisë së Drejtësisë pas riorganizimit të kryer nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan u shoqëruan me një episod të pazakontë gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës.
Një incident ndodhi kur karrigia ku ishte ulur ministri i ri, Akin Gürlek, u fundos më shumë se normalisht, duke e bërë atë të dukej më poshtë se paraardhësi i tij, Yilmaz Tunç.
Zyrtarët e ministrisë u përpoqën të rregullonin situatën pasi Gürlek e vuri në dukje problemin, por pa sukses, ndërsa bezdia në fytyrën e tij ishte e dukshme. Megjithatë, ai vijoi ceremoninë dhe në fjalimin e parë falënderoi presidentin Erdogan për besimin, duke premtuar vazhdimin e reformave në sistemin e drejtësisë, përshpejtimin e procedurave gjyqësore, forcimin e infrastrukturës dixhitale dhe luftë pa kompromis kundër krimit.
Yılmaz Tunç bakanlık görevini Akın Gürlek’e devretti: Törende alçak koltuk krizi yaşandıhttps://t.co/Zt49mttyzU pic.twitter.com/o31lEcIX14
— Evrensel Gazetesi (@evrenselgzt) February 11, 2026
Ministri i ri theksoi se vjen nga sistemi gjyqësor dhe se ka shërbyer për rreth 20 vite si gjyqtar dhe prokuror, duke shtuar se njeh nga afër problemet e kolegëve të tij dhe synon të punojë për zgjidhjen e tyre. Deri së fundmi, Gürlek mbante postin e kryeprokurorit në Stamboll dhe ka qenë i përfshirë në çështje të profilit të lartë, përfshirë procedimet ndaj kryebashkiakut Ekrem Imamoglu.
Top Channel