Hansi Flick pas humbjes së rëndë: Ndonjëherë është mirë të marrësh një leksion të tillë
Kombëtarja shqiptare, pasditen e kësaj të enjteje mësoi kundërshtarët e saj në edicionin e UEFA Nations League. Në shortin e hedhur në Bruksel skuadra jonë përfaqësuese u vendos në Grupin C1 së bashku me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon.
Trajneri Sylvinho komentoi këtë short të hedhur në një prononcim për fshf.org pa harruar të nënvizojë rëndësinë e ndeshjeve të fazës së playoffit të Botërorit
‘Është gjithmonë një kompeticion shumë i vështirë, shumë i bukur. Luhet në një mënyrë shumë të shpejtë, zgjat praktikisht dy-tre muaj. Këtë herë bëhet në dy muaj. Gjithçka luhet shumë shpejt, është një kompeticion i bukur. Kemi parë këtu shumë skuadra të forta-theksoi Sylvinho-Dhe pastaj, për ne nuk është e lehtë të mendojmë edhe për Nations League, pra të arrijmë në atë moment, sepse ne e kemi mendjen prej rreth një muaji e gjysmë duke punuar për play-off-et. Është një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, si federatë dhe si vend, por sigurisht… tani presim që të vijë momenti i duhur. Një grup gjithmonë shumë i vështirë, por në këtë moment e kemi mendjen te play-off-i i marsit’
Top Channel