Ferrari/ Të ardhura rekord, ofron 15 mijë euro bonus për çdo punonjës
Breezy Johnson pasi fitoi medaljen e artë në zbritjen e lirë per femra në Skitë Alpine në Lojërat Olimpike, kërkoi të përsërisë suksesin në garën e SuperG të zhvilluar këtë të enjte.
Për fat të keq amerikanes gjërat nuk i shkuan mirë gjërat në aspektin sportiv me Johnson që u rrëzua gjatë garimit të saj duke mos e mbyllur atë.
Megjithatë, ajo pati një surprizë shumë të këndshme që erdhi pikërisht në prag të Ditës së Shën Valentinit. Pas përfundimit të garës, i dashuri i saj iu shfaq përpara dhe i ulur në gjunjë i propozoi për martesë, sigurisht duke marrë përgjigje pozitive sic kuptohet edhe nga fotot e postuara në rrjetet sociale teksa në një prej tyre, shihet dora e Johnson me unazë dhe një etiketë ku shkruhej: ‘Kush jemi ne që të luftojmë me alkiminë?’, një frazë që tregon lidhjen dhe dashurinë e fortë të çiftit.

Top Channel