Sfidoi IOC, Heraskevych garoi me kaskën me imazhet e viktimave të luftës, u skualifikua nga Olimpiket: Do të apeloj në CAS

12/02/2026 11:32

Sportisti i skeletonit Vladyslav Heraskevych u skualifikua nga Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortina pas përplasjeve me IOC për kaskën e tij. Heraskevych u shfaq në garën e skeletonit me kaskën me imazhet e sportistëve të vrarë në luftë dhe për IOC kjo përbënte thyerje te rregullit të Kartës Olimpike që ndalon çdo lloj manifestimi apo propagandë politike, të besimit fetar apo racial brenda ambienteve olimpike

Vendimi u mor nga Federata Ndërkombëtare e Bob dhe Skeletonit(IBFS) pasi kaska nuk ishte konform rregullave ndërsa IOC vendosi që t’i tëheqë akreditimin për Milano-Cortina 2026.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i lejoi ukrainasit që të mbajë një shirit të zi në kaskën e tij, por nuk mjaftoi. Vetë presidentja e IOC, Kirsty Coventry e priti Heraskevych mëngjesin e kësaj të enjteje te pista e skeletonit 75 minuta para fillimit të garës. Folën për pak kohë por Coventry nuk mundi të bindë sportistin të ndryshojë mendje

‘Besoj se të gjithë jemi dakord me mesazhin e Heraskevych, këtë mëngjes folëm pak-tha Coventry-nuk është çështja te mesazhet, bëhet fjalë per rregullat dhe rregulloren. Në këtë rast, gjatë garës duhet të jemi në gjendje që të mbajmë një ambient të sigurt për të gjithë

Sipas Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Heraskevych mund ta ekspozonte kaskën e tij në të gjitha stërvitjet. Ky organizëm i ofroi mundësinë që ta ekspozonte atë edhe pas garës gjatë kalimit në zonën mix. Po kështu IOC nënvizon gjithashtu se heraskevych ka marrë mbështetje në 3 edicionet e fundit në Lojërat Olimpike. Në çdo rast ka marrë një bursë studimi olimpik. Pas pushtimit rus të Ukrainës, IOC hapi edhe një fond solidariteti për sportin ukrainas në mbështetje të përgatitjeve të sportistëve për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Megjithatë sportisti nuk heq dorë dhe këmbëngul në qëndrimin e tij me Heraskevych që deklaroi se do të apelojë vendimin në CAS.

‘Besoj se duhet të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat tona-tha ai-e kam thënë që në ditën e parë që nuk jam dakord me çfarë thotë IOC, kështtu që me shumë mundësi do të bëjmë një apelim në CAS dhe do të mbrojmë të drejtat tona-sportistë të tjerë po shpreheshin dhe nuk u deshën të përballeshin me të njëjtat gjëra. Kështu, papritur, vetëm një sportist ukrainas në këto Olimpike do të skualifikohet për këtë kaskë që nuk thyen asnjë rregull’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB