Humbën jetën nga asfiksimi brenda në shtëpi, mbërrijnë nga Italia trupat e katër anëtarëve të familjes shqiptare

12/02/2026 10:09

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në portin e Durrësit me traget nga Bari trupat e katër anëtarëve të familjes Kola.

Familjes Kola do t’i jepet lamtumira e fundit nga familjarë, të afërm e të njohur në fshatin Gryksh i madh.

Familjarë i kanë pritur sot trupat e tyre në  Durrës për t’i përcjellë drejt fshatit të tyre.

Edhe pse kishin emigruar në Itali ata kishin lidhur të ardhmen e ëndrrat e tyre me vendlindjen ku dhe do të prehen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB