“E kemi zhvendosur përkohësisht”, Braçe ministres Sala për shërbimin ambulant: Shifrat tuaja i kundërshtoj, 7 minuta një vizitë?

12/02/2026 14:00

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe ngriti para ministres së Shëndetësisë, Evis Sala problematikën e qendrës shëndetësore për banorët në zonën e rrugës Irfan Tomini, në njësinë nr.5 në Tiranë.

Braçe shprehu banorëve të kësaj zone iu është mbyllur qendra shëndetësore, duke e pyetur më tej ministren Sala se kur do iu rikthehet shërbimi shëndetësor afër lagjes së tyre.

“Janë një numër i konsiderueshëm në rrugën Irfan Tomini dhe zonës përreth, që janë pacientë dhe është e domosdoshme të kenë akses të plotë dhe të afërt të qendrës shëndetësore, të cilat janë jetike për këta, jo vetëm për ata që janë paciente dhe të moshuar.

Pyetja që kam është e thjeshtë, kur do vendoset qendra shëndetësor në lagjen ku këta njerëz banojnë dhe duhet të marrin shërbimin shëndetësor?”, u shpreh Braçe.

Pas fjalës së deputetit Braçe ministrja Sala shprehu se kjo qendër shëndetësore është mbyllu për shkak të ekspertizës së institutit të ndërtimit pasi është konsideruar e pasigurtë ndaj dhe shërbimet e saj janë zhvendosur përkohësisht në zonën e Vasil Shantos. Ministrja theksoi se numri i pacientëve që iu është ofrua shërbimi nuk është zvogëluar dhe volumi i vizitave nuk është ulur

“Kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve çdo rast i sjellë na jep mundësinë të verifikojmë shqetësimin. Dua t’iu informoj se pezullimi i aktivitetit në këtë qendër shëndetësore ka qenë rezultat i rekomandimit të aksekspertizes teknike të kryer nga instituti i ndërtimit si institucion përgjegjës për sigurinë strukturore të objekteve publikeve. Sipas kësaj ekspertize godina në rrugën Irfan Tomini nuk garanton kushtet minimale të sigurisë, ndaj është garantuar ndërprerja e menjëhershme e përkohshme e shërbimeve dhe rifillomi pas marrjes së masave përkatëse teknike. Biem të gjithë dakord se siguria është parakushti themelor për ofrimin e shërbimit shëndetësor. Ndërkohë komunitetit iu është garantuar vazhdimësia e shërbimit shëndetësor. Që nga shtori i vitit të kaluar të gjitha shërbimet për banorët janë transferuar përkohësisht në qendrën ambulatore Vasil Shanto. Vizitat mjeksore kanë vijuar po rënie të volumit, para transferimit kjo pikë i shërbente 15 mijë e 700 qytetarëve, tani 15 mijë e 900 qytetarëve. Shërbimi i ofruar shërbime pediatrike 12653 pacientëve dhe mbi 18 vjeë i është ofruar 3344 pacientëve. Në vitin 2025 sistemi e-vizita relaton 119 mijë vizita ose mesatarisht 9900 çdo muaj. Muaji janar 2026, numëron 11 mijë vizita. Këto të dhëna tregojnë se aksesi i shërbimin shëndetësor nuk është cenuar”, u shpreh ministrja Sala.

Më tej Braçe iu përgjigj ministres duke i thënë se largësia nga qendra shëndetësore e mbyllur dhe ajo e përkohshme është shumë e madhe duke marrë parasysh se në këtë komunitet ka edhe të sëmurë kronik në moshë të madhe. Ai kundërshtoi gjithashtu shifrat e ministres Sala duke thënë që sipas tyre i bie që një vizitë të jetë vetëm 7 minuta, që sipas tij: “Sipas të gjitha llogarive nuk mund të ketë vizitë 7 minuta”.

“E vlerësoj punën që bëjnë mjekët e kësaj qendre ambulatore, por dërgimi i gjithë banorëve në lagjen rreth e qark zonës së rrugës Irfan Tomini, pas shkollës Vasil Shanto, nuk është zgjidhje. Pra është larguar qendra me gati 10 blloqe ndërtimi. Të sëmurët kronikë në moshë të madhe, kjo është e pamundur. E dyta, pse qendra ambulatore nuk ofron kushte, ka kushte më të mira se në rrugën Irfan Tomini, por nuk mendoj që tre dhomat që unë i kam vizituar dje, ofrojnë shërbim maksimal, për më tepër të gjitha dhomat ishin pa sistem ajrimi. Dhe e fundit, më lejoni që të kundërshtoj shifrat që ju dhatë, që sipas tyre çdo vizitë mjekësore të kryhet për 7 minuta, 7 minuta sipas të gjitha llogarive nuk mund të ketë. Për të shkuar më tutje e gjithë njësia 5 ka nevojë për qendra shëndetësore që ofrojnë shërbimin shëndetësor, por unë unë nuk di ndonjë plan për rikonstruktimin e pallatit, dhe këtu vijmë te pika tjetër, çdo qendër shëndetësorë është në katin e parë të pallatit. Ky këtu është konsultori i fëmijëve dhe këtu matanë është qebaptore. Dhe tani të gjitha banorët e njësisë 5 kanë vetëm këtë konsultor. Do ishte shumë e frytshme që drejtoresha e qendrës shëndetësore nr.8 që të gjejë një ambient në lagje, dhe mjafton kaq që drejtoresha që ka transferuar atë pikë ka thyer si besimin e qytetarëve, ashtu edhe besimin tuaj”, u shpreh deputeti Braçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB