Mbappe bën historinë, 82 gola në 90 ndeshje me Los Blancos
Mbyllet zyrtarisht epoka e Roberto De Zerbi në pankinën e Olympique Marseille. Është vetë klubi që e bëri të ditur me anë të një komunikate për shtyp të publikuar në faqen e tij të internetit
‘Olympique Marseille dhe Roberto De Zerbi, trajneri i skuadrës së parë, bëjnë të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit në mënyrë konsensuale-theksohet në komunikatën e skuadrës marsejeze-pas një konsultimi që mblodhi të gjitha palët, pronar, president, drejtor sportiv dhe trajner, u mor vendimi për të bërë ndryshime në drejtimin e skuadrës. Ishte një vendim kolektiv, i vështirë dhe u marrë pas një reflektimi të thellë në interes të klubit për t’iu përgjigjur sfidave të këtij sezoni. Olympique Marseille dëshiron të falenderoje Roberto De Zerbi për dedikimin, impenjimin, profesionalizmin dhe seriozitetin e tij që sollën në pozicionimin në vendin e dytë në sezonin 2024/25. Klubi i uron më të mirën në vijim të karrierës së tij’
Ndarja mes De Zerbit dhe Marseille erdhi pas një sërë rezultatesh shumë zhgënjyese të regjistruara në këtë sezon. Që pas humbjes 3-0 në Ligën e Kampioneve kundër Brugges që solli edhe eliminimin përfundimtar të francezëve, u fol për një largim të mundshëm të trajnerit italian. Por fati u vulos përfundimisht pas humbjes poshtëruese ndaj Paris Saint Germain 5-0 në fundjavë dhe tashmë klubi marsejez dhe trajneri ndanë përfundimisht rrugët.
Top Channel