“Ukraina drejt zgjedhjeve”/ Financial Times zbulon: Presidenti Zelensky do të mbajë një referendum më 24 shkurt

11/02/2026 08:40

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të njoftojë planet për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe një referendumi më 24 shkurt, në përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukrainës.

Lajmi është raportuar nga Financial Times, duke cituar zyrtarë ukrainas dhe evropianë të përfshirë në këtë planifikim, si dhe burime të tjera të njohura me çështjen.

Sipas raportimit, autoritetet në Kiev kanë nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve paralelisht me një referendum mbi një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë. Kjo lëvizje vjen pasi administrata e Presidentit amerikan Donald Trump thuhet se i ka bërë presion Ukrainës që të zhvillojë të zgjedhjet deri më 15 maj, duke paralajmëruar se në të kundërt mund të rrezikohen garancitë e sigurisë të ofruara nga Shtetet e Bashkuara.

Zhvillimet politike vijnë në një moment të tensionuar për Ukrainën. Gjatë natës, tetë persona humbën jetën nga sulmet në të gjithë vendin.

Deri më tani, zyra e presidentit Zelensky nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar mbi datën apo detajet e procesit zgjedhor dhe të referendumit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB