Pas të shtënave fatale në një shkollë në Tumbler Ridge, Kanada, ku 10 persona humbën jetën, ka ardhur edhe reagimi i disa liderëve ndërkombëtarë.
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca “qëndron pranë popullit kanadez”: “Të tmerruar nga sulmi në një shkollë në Tumbler Ridge. Mendimet tona janë me familjet e viktimave, të plagosurit dhe gjithë komunitetin arsimor.”
Kryeministri australian Anthony Albanese tha se është “i shokuar dhe i pikëlluar” nga ngjarja dhe i dërgon ngushëllimet e tij të sinqerta të gjithë kanadezëve të prekur.
Ndërkohë, Kancelari gjerman Friedrich Merz u shpreh “thellësisht i tronditur” dhe iu shpreh solidaritet familjeve dhe të plagosurve, duke u uruar atyre shërim të shpejtë.
Top Channel