Champions League/UEFA nuk e toleron Rodrygon për kartonin e kuq ndaj Benfica, i humbet të dy sfidat ndaj…Benfica
Edhe klubi i fundit e braksiti njëherë e mirë projektin Super League. Në një komunikatë të përbashkët me UEFA dhe EFC, Reali i Madridit bëri të ditur arritjen e një marrëveshjeje për të mirën e futbollit dhe se ky akord do të shërbejë edhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet ligjore në lidhje me Super League Evropiane. Pra, pas 5 vitesh, projekti rezulton se dështoi përfundimisht.
deja për krijimin e Super League lindi si një alternativë e Ligës së Kampioneve. Dëshira ishte për të bërë bashkë klubet më të mira evropiane në një lloj kampionati të elitës dhe jo të kontrolluar nga FIFA, UEFA dhe ligat kombëtare. Objektivi ishte reduktimi i monopolit të UEFA mbi futbollin evropian.
Krijimi dhe klubet themeluese. Projekti iu bë i ditur botës në natën mes 18 dhe 19 prillit të 2021 dhe nën drejtimin e Florentino Perez ishin 12 klube; Italia: Inter, Juventus, Milan; Spanja: Atletico Madrid, Barcelona, Real Madrid; Anglia: Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Tottenham
Pjesëmarrësit dhe formula. Fillimisht u parashikua një grup i përbërë nga 20 skuadra, 15 nga të cilat ishin pjesëmarrës të përhershëm kurse 5 të tjerat përcaktoheshin sezon pas sezonit në bazë të një mekanizmi kualifikimi. Të ndara në 2 grupe me 10 ekipe, skuadrat në fazën e parë do t’i zhvillonin ndeshjet me sistem vajtje ardhje. Në përfundim të ndeshjeve të të dy grupeve, 3 ekipet e para të çdo grupi do të shkonin direkt në fazën me eliminim direkt, ndërsa skuadrat e vendeve të 4 dhe të 5 do të luanin në playoff dhe kështu do të plotësohej kuadri i 8 skuadrave çerekfinaliste.
Skuadrat pjesëmarrëse rrezikuan deri në përjashtimin nga kampionatet kombëtare dhe në më pak se 48 orë, 6 skuadrat angleze u tërhoqën zyrtarisht nga projekti, një lëvizje që më pas e bënë edhe Inter, Milan e Atlético Madrid. Më pas projekti fillestar u pezullua në 21 prill 2021.
Vendimi. Pavarësisht tërheqjes së pjesës së madhe të klubeve, Reali i Madridit, Barcelona dhe (fillimisht) Juventus vijuan betejën ligjore kundër monopolit të UEFA. Në 21 dhjetor 2023, vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësise deklaroi se UEFA dhe FIFA nuk mund të vendosin sanksione ndaj klubeve nëse ata vendosin të marrin pjesë në kompeticione alternative
Projekti ‘Unify League’. Pas vendimit, kompania promotore A22 Sports Management prezanton një format totalisht të rinovuar, më të hapur në krahasim me atë të 2021; 64 skuadra të ndara në 3 Liga (Star, Gold e Blue) dhe pa anëtarë të përhershëm. Sipas asaj që publikon ‘Calcio e Finanza’, në marrëveshjen e arritur këtë të mërkurë është përfshirë edhe A22
Top Channel