Besimtarët po faleshin, ikin dritat në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, imami: Turp, viti 2026
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin I.M., për veprën penale “Pornografia”.
Hetimet u nisën pas referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, dhe zbuluan se i pandehuri kishte shpërndarë në platformat e ndryshme sociale si Mobile Streaming, TikTok dhe Pinterest 111 foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur.
Me urdhër të gjykatës u krye kontroll personal dhe i banesës së të pandehurit, duke sekuestruar dy aparate “smartphone” dhe duke u mundësuar prokurorëve hyrjen dhe inspektimin e të dhënave për hetimin e veprës penale.
Ekspertiza tekniko-kompjuterike zbuloi gjithsej 30 video dhe 125 imazhe me përmbajtje pornografike të fëmijëve, kryesisht të moshës 10-12 vjeç, të ruajtura në pajisje nga aplikacioni Telegram, nga “chat”-et e instaluara në telefon dhe nga imazhet e fiksuara nga ekrani i celularit.
Prokuroria në Fier thekson angazhimin e saj të plotë për hetimin dhe ndëshkimin e çdo personi që kryen veprime abuzuese me fëmijët, duke garantuar mbrojtjen e integritetit fizik dhe psikik të të miturve në çdo formë të shpërndarjes së materialeve pornografike.
Top Channel