Debat mes banorëve në Big Brother/ Nuk përmbahet Kristi, i hedh ujë Rogertit
11/02/2026 18:43
Një debat i nisur mes Juelës dhe Brikenës përfshiu edhe banorë të tjerë në Big Brother.
Teksa Kristi dhe Brikena po planifikonin buxhetin e shtëpisë, ndërhyri Juela, e cila kërkoi makinën llogaritëse për buxhetin e saj personal.
Brikena nuk ia plotësoi kërkesën dhe nisi debati mes tyre. Rogerti i doli në krah Juelës, duke i marrë fletën e buxhetit Kristit, i cili është lideri i shtëpisë.
Kaq ka mjaftuar për të nisur konflikti mes tyre dhe Kristi e lagu me ujë Rogertin.
Pas kësaj, Rogerti po ankohej për veshin, ndërsa Kristi tha: “S’mund të ma marrë fletën nga dora.”
View this post on Instagram
Top Channel