Banorët e fshatrave të Thumanës bllokojnë aksin që lidh zonën me autostradën Thumanë-Kashar: Rregulloni rrugën
Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës.
Sistemi i kanalizimeve nëntokësore nuk e ka përballuar nivelin e lartë të prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të përmbytë disa zona urbane.
Më problematike kanë qenë blloqet e banimit “11 Janari” dhe zona “11.2 hektarë” në lagjen Besëlidhja, ku prania e ujit në rrugë ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Ndërkohë, për shkak të nivelit të lartë të ujit, Policia Bashkiake ka bllokuar qarkullimin në disa akse rrugore, duke orientuar mjetet drejt rrugëve alternative, me qëllim garantimin e sigurisë. Në ngadalësimin e evakuimit të ujërave ka ndikuar edhe punimet që po realizohen në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, projekt i nisur prej disa muajsh, i cili synon zgjidhjen përfundimtare të problematikës së përmbytjeve në qytetin e Lezhës.
Nga moti i keq në Lezhë janë krijuar edhe probleme me furnizimin me energji elektrike, si në qytet ashtu edhe në fshatra.
Ndërsa grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.
Top Channel