Formula 1/ Lando Norris, më i shpejti në ditën e parë të testeve të Bahreinit
Rebecca Passler mbetet e pezullar dhe sheh që t’i zbehet shpresa për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortina. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk u shpreh për apelin e bërë nga sportistja italiane e biatlonit pas pozitivitetit të saj me letrozol që solli pezullimin e saj nga ana e Agjencisë Italiane Antidoping në 2 shkurt; për shkak të një çështjeje proceduriale, CAS deklaroi se nuk ka juridiksion në këtë çështje.
Sportistja 24 vjeçare kishte kërkuar anulimin e pezullimit për shkak të mungesës së qëllimit dhe neglizhenca dhe të lejohet të marrë pjesë në Milano-Cortina 2026. ‘Megjithatë ajo iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv dhe jo autoriteteve gjyqësore të NADO Italia dhe si rrjedhojë nuk kishte të drejtën proceduriale që të apelonte te Divizoni Ad Hoc i CAS’-shpjeguan gjyqtarët
Gjatë seancës, Passler deklaroi se pozitiviteti ishte si rezultat i një kontaminimi pas një ekspozimi të pavullnetshëm ndaj letrazolit. Agjencia Italiane Antidoping kundërshtoi duke deklaruar se sportistja nuk i kishte kryer hapat e brendshme të parashikuara nga organizmi dhe se Divizioni Ad Hoc i CAS nuk kishte juridiksion për apelin. Një pozicion për të cilin CAS ka rënë dakord dhe kështu që nuk u prononcua në lidhje me thyerjen e prezumuar të normave antidoping.
Nëse Passler ka ende ndërmed të apelojë vendimin do të duhet ta bëjë në Gjykatën e Apelit Antidoping brenda afatit të fundut, 12 shkurt 2026. Në pritje për të kuptuar nëse ajo do të depozitojë këtë apel apo jo, koha në dispozicion të lë të kuptohet se për të janë të pakta shpresat për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike duke pare se stafeta e biatlonit për femra do të jetë vetëm pas një jave.
Top Channel