Zelensky i thotë ‘jo’ zgjedhjeve: Drejt kutive të votimit vetëm nëse arrihet armëpushim
Aktori James Van Der Beek ndërroi jetë këtë mëngjes në moshën 48 vjeç, siç u njoftua nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Instagram.
Ylli i serialit “Dawson’s Creek” kishte luftuar me kancerin e zorrës së trashë në fazën 3 që nga gushti i vitit 2023.
“James David Van Der Beek ynë i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes”, thuhet në njoftimin e postuar në llogarinë e aktorit në Instagram sot.
“Ai i përballoi ditët e tij të fundit me guxim, besim dhe dinjitet. Ka shumë për të ndarë rreth dëshirave të tij, dashurisë së tij për njerëzimin dhe shenjtërisë së kohës. Ato ditë do të vijnë. Për momentin, kërkojmë privatësi ndërsa vajtojmë bashkëshortin, babanë, birin, vëllain dhe mikun tonë të dashur”, shkruhej në deklaratë.
Aktori dhe babai i gjashtë fëmijëve kishte luftuar në heshtje me kancerin e zorrës së trashë në fazën 3 që nga gushti i vitit 2023. Megjithatë, në nëntor të vitit 2024, ai zbuloi diagnozën e tij për revistën People, duke shpjeguar se u detyrua të fliste publikisht kur mësoi se “një gazetë do ta publikonte lajmin”.
“Deri tani jam marrë me këtë çështje privatisht, duke marrë trajtim dhe duke u përqendruar në shëndetin tim të përgjithshëm më shumë se kurrë”, i tha ai revistës në atë kohë.
“Jam në një gjendje të mirë dhe ndihem i fortë. Ka qenë një provë e vërtetë dhe do t’ju tregoj më shumë kur të jem gati”, u shpreh Van Der Beek.
Sipas ekspertëve mjekësorë, kanceri i zorrës së trashë, varësisht nga vendi ku shfaqet, ka një shkallë të përgjithshme mbijetese pesëvjeçare prej 64%, e cila, megjithatë, ndryshon në varësi të fazës.
Top Channel