Inside Story/ Zbulimi i metaleve të rënda në bukë, vakumi ligjor dhe standarde BE, çfarë analizash kryejnë autoritetet? Prokuroria e Posaçme goditi një grup kompanish që dyshohet se janë të lidhura me drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit duke paracaktuar dhe përvetësuar tenderë me vlerë dhjetëra milionë euro.
Por, përpos dosjes penale ndaj Mirlinda Karçanajt, Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe emrave të tjerë pranë tyre, një tjetër grup është rikthyer në skenë duke mbizotëruar në tenderët e kësaj agjencie.
Në puntatën e kësaj të mërkure, program Inside Story do të zbërthejë dosjen AKSHI, si dhe personazhet e tjerë hije.
Rrjeti i kompanive të lidhura me Gerond Meçen, transaksionet dhe skemat e qarkullimit të parave. Nga mbretërimi, te pengmarrja dhe rikthimi i fortë në skenë i Meçes. Ndarja e një grupi që nuk ka viktima, por përplasje interesash me shumë zero…
Cili është roli i Daniel Shimës, dirigjentit në prapaskenë i cili kontrollonte lojën e pistë me tenderët korruptivë.
Një investigim i thelluar mbi pasurinë dhjetëra milionë euro të ish zevendësdrejtorit të AKSHI dhe rrjetin e kompanive të lidhura…
Top Channel