Formula 1/ Lando Norris, më i shpejti në ditën e parë të testeve të Bahreinit
Lindsey Vonn i nënshtrohet një tjetër operacioni pas rrëzimit të frikshëm të pësuar në zbritjen e lirë në Lojërat Olimpike Dimërore, një operacion që ishte i treti për të. Ishte vetë kampionia amerikane që e pohoi këtë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shfaqej një foto e saj në një shtrat në spital.
‘Iu nënshtrova operacionit tim të tretë dhe ishte një sukses-shkruante Lindsey Vonn në postimin e saj-suksesi i sotshëm ka një domëthënie krejt ndryshe nga ai i disa ditëve më parë. Po bëj progres dhe ndonëse është i ngadaltë unë e di që do të jem mirë’.
Vonn falenderoi më pas te gjithë stafin mjekësor, miqtë, familjen që i qëndruan prasnë dhe të gjithë njerëzit në botë për mbështetjen dhe dashurinë e shfaqur. Në fund ajo uroi skuadrën dhe të gjithë sportistet e SHBA që sipas saj janë aty për ta frymëzuar dhe për t’i dhënë diçka për të cilën ajo të bëjë tifo.
Top Channel