Delegacioni shqiptar nisi garimin në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortina 2026. Shqipëria në këtë kompeticion përfaqësohet nga 4 sportistë, të cilët të gjithë marrin pjesë në kategorinë e Skive Alpine.

I pari që zbriti në pistë nga skiatorët kuqezi ishte Denni Xhepa që mori pjesë në disiplinën e Super G për meshkuj.

Skiatori 22 vjecar e mbylli garimin e tij në këtë disiplinë në vendin e 34 nga 42 skiatorë që morën pjesë në këtë gaë duke e përshkuar pistën me kohën 1 minutë 31 sekonda e 72 të qintat, një kohë kjo që është 6 sekonda e 40 të qintat më e lartë se ajo e fituesit të medaljes së artë Olimpike që është është zvicerani Franjo Von Allmen, ndërkohë që medaljen e argjendtë dhe të bronztë e fituan Ryan Cochren-Siegle dhe Marco Odermatt. Në këtë disiplinë mori pjesë edhe një tjetër skiator shqiptar që garonte me flamurin francez Alban Elezi që u rendit në vendin e 15.

Denni Xhepa do të zbresë sërish në pistë në 14 shkurt teksa do të garojë në slalomin gjigand, një disiplinë që do të zhvillohet në dy zbritje; e para do të jetë në orën 10:00 dhe e dyta në 13:30 të së shtunës. Garat e tjera të delegacionit shqiptar janë në 15 shkurt slalomi gjigant për femra, në 16 shkurt Slalomi për meshkuj dhe në 18 shkurt slalomi për femra. Te konkurrimi i vajzave, padyshim vëmendja më e madhe do të jetë pikërisht te 19 vjeçarja Lara Colturi që këtë sezon po bën shumë mirë edhe në Kupën e Botës teksa është në dhjetëshen më të mirë të botës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB