Perëndimi i legjendës së NBA LeBron James, për herë të parë pas 21 vitesh jashtë më të mirëve…
Në orët e fundit një kaskë speciale e sportistit ukrainas të skeletonit Vladyslav Hersakevych u shndërrua në një çështje. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk e lejoi atë të përdorë këtë kaskë ku ishin imazhet e sportistëve të rënë në luftë në Ukrainë.
IOC përmes zëdhënësit të tij Mark Adams është shprehur në lidhje me këtë çështe duke deklaruar se Heraskevych do të mund të shprehet para dhe pas garimit, por jo gjatë tij.
‘Do të kontaktojmë me sportisutn dhe do t’i bëjmë të ditur mundësitë e shumta që ka për të shprehur dhimbjen e tij-tha Adams-sic e kemi diskutuar më parë, ai mund ta bëjë këtë përmes mediave sociale dhe në konferencat e shtypit në zonën mix, kështu do të përpiqemi t’i flasim për ta bindur. Duam që ai të garojë’
Mark Adams shtoi IOC dëshiron që të gjithë sportistët të kenë momentin e tyre.
‘Duam që të gjithë sportistët të kenë momentin e tyre dhe kjo është çështja-shtoi Adams-sportistët duan që ai moment specifik në garë të jetë i lirë nga çdo shpërqendrim. Por ai munde dhe ne do ta inkurajojmë, të shprehë dhimbjen, mund të shfaqë kaskën dhe mund të flasë në zonën mix, nuk ështe mesazhi, por vendi ai që ka rëndësi. Duam t’i kërkojmë të shprehet para dhe pas garave, jo gjatë tyre. Është shumë njerëzore ajo që po ndodh, shpresojmë që të ketë një bisedë më sportistin për t’i shpjeguar këndvështrimin tonë. Është në interesin e të gjithëve që ai të garojë, ashtu siç është në interesin e të gjithëve që të dëgjojmë atë çfarë ai ka për të thënë’
Top Channel