I akuzuar për sulmin kibernetik ndaj SPAK, ish-drejtori i Burgjeve paraqitet në GJKKO, nis seanca parapake

11/02/2026 11:48

Ish drejtori i Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, ku po mbahet seanca paraprake, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Ismaili është vënë nën hetim nga SPAK për sulmin kibernetik ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet pak kohë më parë dhe ia dërgoi dosjen për hetim Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, në ngarkim të të Ismailit, Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonit.

Agim Ismaili hetohet në gjendje të lirë dhe akuzohet për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;

Në dosjen e dorëzuar gjykatës ku SPAK thotë se hyrja e paautorizuar u krye në formën e grupit kriminal janë në akuzë Agim Ismailaj, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB