Perëndimi i legjendës së NBA LeBron James, për herë të parë pas 21 vitesh jashtë më të mirëve…
Sportisti norvegjez i biatlonit Sturla Holm Lägreid pas fitores së medaljes së bronztë në 20 km individual bëri një rrëfim duke pranuar se kishte tradhtuar partneren e tij e cila vendosi të ndahej me të.
Dhe ky pohim i bërë mes lotëve u bë në median norvegjeze me qëllimin që ai të rifitonte besimin dhe zemrën e saj, por vajza e cila preferoi te mbetej anonime për tablodin VG nuk e pranoi ndjesën e sportistit
‘Do të jetë e vështirë që ta fal edhe pas një deklarate dashuri para të gjithë botës-tha ajo-nuk e zgjodha unë që të gjendesha në këtë pozicion dhe më dhemb ta përballoj. Kemi folur dhe ai e di opinionin tim në lidhje me këtë histori’
Ndjesa–‘Përpara 6 muajsh takova dashurinë e jetës ime-kishte thënë 28 vjeçari mes lotëve pas përfundimit të garës-njeriun më të bukur dhe të jashtëzakonshëm në botë. Por përpara 3 muajsh bëra gabimin më të madh të jetës sime dhe e tradhtova’
Ndërkaq në një deklaratë të bërë nga skuadra norvegjeze, Lägreid pranoi se kishte zgjedhur momentin e gabuar për të ngritur çështje personale dhe i kërkoi ndjesë fituesit të medaljes së artë të garës dhe njëkohësisht shok skuadre me të, Johan-Olav Botn.
‘Më vjen shumë keq që nxora në dritë këtë histori personale në atë që ishte një ditë e gëzuar për biatlonin norvegjez-tha ai-nuk jam vetja ime dhe nuk ia dal të mendoj me kthjelltësi. I kërkoj ndjesë Johan-Olav që meritonte të gjithë vëmendjen pasi fitoi medaljen e arta. I kërkoj ndjesë edhe ish të dashurës sime që përfundoi në qendër të vëmendjes së medias. Shpresoj që të jetë mirë. Nuk mund të kthehem prapa, por tani do të lë gjithçka pas krahëve këtë histori dhe do të përqendrohem te Lojërat Olimpike. Nuk do t’iu përgjigjem pyetjeve të tjera në lidhje me këtë histori’.
Top Channel