Dita e parë e testeve të Bahreinit në prag të Botërorit të Formula 1 u mbyll nën shenjën e Lando Norris. Piloti i McLaren, kampioni në fuqi i botës ishte më i shpejti në pistën e Sakhirit të cilën e përshkoi më kohën 1 minutë 34 sekonda dhe 669 të mijtat duke lënë në vendin e dytë Max Verstappen.

Holandezi kompletoi 135 xhiro dhe e mbylli këtë ditë testesh me kohën 1 minutë 34 sekonda e 798 të mijat. Kohën e tretë më të mirë e regjistroi piloti i Ferrarit Charles Leclerc me 1 minutë 35 sekonda e 190 të mijtat në 79 xhiro të kryera.

Klasifikimi vijon me Ocon të skuadrës Haas që u rendit në vendin e katërt me 909 të mijtat më shumë se Norris dhe Oscar Piastrin me McLaren në të pestin me 933 të mijtat më shumë se shoku i tij i skuadrës. Ndjesi pozitive dha edhe piloti tjetër i Ferraritm, Lewis Hamilton që e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 36 sekonda e 433 të mijtat duke u renditur në vendin e 7, pas  George Russell me Mercedes në të gjashtin. Ndërsa piloti tjetër i Mercedes, Andrea Kimi Antonelli shënoi kohën e 11, por duke kryer vetëm 29 xhiro. 

Shumë kuriozitet kishte për Audin dhe Cadillac; skuderia gjermane regjistroi vendin e 9 me Hulkenberg dhe të 15 me Bortoleto, ndërsa amerikanët shënuan vendin e 14 me Perez dhe të 16 me Bottas. Kjo ditë testesh ishte e rëndësishme edhe për Williams që nuk mori pjesë në testet paraprake të Barcelonës; Sainz shënoi kohën e 13 më të mirë, Albon u rendit i 10.  Ndërkohë që nuk morën pjesë Hadjar, Alonso, Lawson dhe Bearman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB