Diaspora mësyn Hagën, shqiptarët mblidhen përpara Gjykatës Speciale në protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

11/02/2026 12:19

Qytetarë nga diaspora janë mbledhur pranë Dhomave të Specializuara në Hagë për të ndjekur nga afër seancën e sotme, ku ka nisur paraqitja e deklaratës përmbyllëse nga ekipi mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Avokati i Thaçit, Luka Misetic, mbërriti rreth një orë para fillimit të seancës dhe ishte ai vetë që pohoi se, në ditën e tretë të fazës përfundimtare të këtij procesi gjyqësor, deklarata përmbyllëse e mbrojtjes do të fillonte në orën 09:00.

Një ditë më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar përmbylli fjalën e saj përfundimtare, ndërsa më pas paraqiti qëndrimin edhe mbrojtësi i viktimave. Prokuroria pretendoi se gjatë procesit ka paraqitur mbi 5 mijë prova materiale dhe ka intervistuar më shumë se 130 dëshmitarë.

Kryeprokurorja Kimberly West kërkoi nga 45 vjet burgim për secilin prej katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, që në total përbëjnë 180 vjet burg, pretendim ky që ka ngjallur debate të mëdha.

Po ashtu, prokuroria insistoi se Thaçi ka “keqinformuar disa herë ndërkombëtarët”, duke iu referuar dëshmive të James Rubin dhe Wesley Clark.

Kërkesa për dënime ka nxitur reagime nga liderë në Kosovë dhe në rajon, të cilët kanë deklaruar se një masë e tillë nuk mbështetet në standarde ndërkombëtare dhe kanë theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar një luftë të drejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB