Conte pas eliminimit në Kupë: Arbitrat dhe VAR duhet të përmirësohen, përderisa ankohen të gjithë…

11/02/2026 10:43

Janë disa tema që Antonio Conte nuk do donte që t’i diskutonte pas eliminimit në Kupën e Italisë nga Napoli. E para ka të bëjë me skuadrën arbitrare të ndeshjeve.

‘Mos të flasim gjithnjë për këtë, sepse gjithnjë është dikush që ankohet-tha Conte-ky nuk është një sezon i mirë për arbitrat dhe sistemin VAR, shpresoj që të gjendet mënyrë për t’i përmirësuar, sepse të gjithë po ankohen. Duhet bërë një hap para, sepse sic përmirësohen skuadrat, është e drejtë që Rocchi të përmirësojë edhe arbitrat. Nuk është gjë e mirë për futbollin në përgjithësi’

Tema e dytë ka të bëjë me ambiciet për titull të Napolit.

‘Janë 9 pikë diferencë, kemi probleme serioze dhe ju më flisni për titullin-shtoi Conte-Inter po ecën, janë Milani, Juventus, Roma dhe vetë Como. Për çfarë po flasim? Arsyetojmë ndeshje pas ndeshjeje duke kërkuar që të jemi seriozë në kërkesa dhe në konsiderata’

Trajneri më pas kaloi te analiza e humbjes ndaj Comos

‘Djemve iu heq kapelen. Nuk ishte aspak e lehtë, përballeshim me Comon që kishte organikë të plotë dhe me 10 ditë pushim, ndërsa ne luajtëm në Genova përpara 3 ditësh duke e mbyllur ndeshjen me 10 futbollistë e duke humbur edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm si McTominay-vijoi Conte-djemtë duhen komplimentuar sepse po shkojmë përtej potencialeve aktuale, sot kemi pak burime dhe nuk kanë të bëjnë me ambiciet që do të donim të kishim. Kemi fituar Superkupën dhe titullin e Serie A në 1 vit e gjysmë. Më vjen keq sepse ka vite ku do të doje të bëje me shumë dhe në fund ne po e bëjmë me skuadrën që kemi aktualisht’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB