Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Ishull-Lezhës, në hyrje të qytetit.

Nga përplasja e tre automjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.

Si pasojë e aksidentit, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe për të normalizuar qarkullimin.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin P. N., është përplasur me furgonin me drejtues shtetasin K. Gj., dhe me automjetin me drejtuese shtetasen E. Ll.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit K. Gj. dhe E. Ll., të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB