Kupa e Italisë/Conte, përtej emergjencave, Fabregas kërkon të befasojë sërish; kush do të përballet me Interin
Në futbollin italian, tensionet mes trajnerëve dhe arbitrave rriten dita-ditës. Tema është gjithnjë e njëjta; sistemi VAR, ose më saktë përdorimi i tij. Pikërisht për të pasur më shumë qartësi, edhe pse duket një paradoks duke qenë se teknologjia duhej të shërbente pikërisht për këtë dhe nuk po gjen dakordësinë e të gjithëve, shefi i arbitrave Rocchi ka dashur të takohet me trajnerët e Serie A në fillimin e kampionatit aktual për të diskutuar më shumë për këtë temë.
Kjo nuk ndodhi për arsye të ndryshme duke nisur nga fakti që një sezon i ngjeshur nuk lejon momente alternative ndaj binomit stërvitje-ndeshje. Duket se një e dhënë do të dalë aty nga fundi i muajit mars kur do të jetë pauza për ndeshjet e playoffit.
Ndeshjet e fundit të Serie A i kanë bërë akoma më evidente disa kontraste. De Rossi, Gasperini dhe Spalleti kishin fjalë dhe kërkesa të qarta pas episodeve kontroverse. Penalltia e dhënë për Napolin ndaj Genoas bëri që trajneri i skuadrës xhenoveze të shpërtheje. Spalletti e lidhi diskutimin me profesionalizmin e arbitrave.
E sigurt është se në këtë takim të domosdoshëm mes palëve, trajnerët do të bëjnë kërkesën e tyre që përveç propozimit të Spallettit, do të ketë të bëjë edhe më një përdorim më të qartë të sistemit VAR. Ajo më urgjente bazohet në protokollin e IFAB dhe parashikon përdorimin e teknologjisë në ndeshje vetëm në rastet e qarta dhe gabime të dukshme për t’i dhënë më shumë peshë vendimeve të marra në fushë nga arbitrat. Më pas është edhe cështja e shpenzimit të shumë minutave para monitorit; rishikimet e episodeve duhet të jenë më të shkurtër dhe e gjithë kjo me shpresën që palët më në funs të gjejnë një pikë të përbashkët takimi.
Top Channel