Skiatorja më seksi e Olimpiadës Dimërore, kush është rekordmenia Leerdan që u shndërrua në kryefjalën e Milano-Cortina 2026
Kaosi dhe tensionet u shfaqën në ndeshjen e NBA mes Detroit Pistons dhe Charlotte Hornets teksa u regjistrua një sherr masiv në parket që solli edhe shumë përjashtime nga fusha e lojës.
Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të kësaj përballjeje të zhvilluar në Spectrum Center të Charlotte dhe që në fund u fitua nga Detroit Pistons 110-104. Ishte mesi i periodës së tretë kur Moussa Diabate i Charlottë shkaktoi një faull ndaj Jalen Duren teksa ishte duke ekzekutuar një gjuajtje. Të dy basketbollistët u vunë ballë për ballë pas faullit dhe shumë shpejte fluturuan fjalët përpara se Duren të shtynte fort Diabate.
Kjo e ndezi këtë të fundit që iu hodh Duran dhe menjëherë situata u përshkallëzua duke kaluar në një përleshje që solli ndërhyrjen e disa asistentëve dhe gjyqtarëve të ndeshjes për t’i ndarë. Diabate kërkoi të godasë Duren teksa këtë të fundit po e mbanin, por u largua për ta sulmuar sërish.
Pas largimit të Diabate ishte Miles Bridges ai sulmoi Duren duke e goditur me grusht. Ky gjest solli edhe reagimin e Isaiah Steëart, që as nuk ishte në parket, me këtë të fundit që la pankinën dhe u kap me Bridges. Një sherr i dytë masiv u pa drejt pankinave të skuadrave ndërsa gjyqtarët ndërhynë për të ndarë palët e përfshira në sherr për të marrë më pas edhe situatën në kontroll. Pas një rishikimi të gjatë, Diabate, Bridges, Duren dhe Steëart u përjashtuan nga ndeshja, ndërkohë që për ta priten të merren masa të forta edhe nga Liga Amerikane e Basketbollit.
Top Channel