Tërmet 4.8 ballë në Peskovë të Maqedonisë së Veriut, lëkundjet ndihen në Kukës
10/02/2026 22:18
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në Kukës.
Tërmeti ra në zonën e Peskovës në Maqedoninë e Veriut, me magnitudë 4.8 ballë, por lëkundjet ndjerë edhe në Kosovë dhe Kukës.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, apo dëme materiale.
Top Channel