Sezoni pozitiv që po zhvillon me Interin po e çon Ange-Yoan Bonny direkt në Botërorin e Kanadasë, Meksikës dhe SHBA. Por për sulmuesin zikaltër duket se do të ketë një ndryshim të bujshëm kombëtareje, pasi i pritet të jetë në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit jo me përfaqësuesen franceze, por me Bregun e Fildishtë.

Fillimisht ishte gazetari nga Bregu i Fildishtë Sang Severin që ka folur në lidhje me këtë çështje, një lajm që gjeti më pas konfirmime nga përfaqësuesit e vetë Bonny që do të grumbullohet nga përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë që në ndeshjet e muuajit mars.

Sulmuesi i Interit e kishte veshur në të kaluarën fanelën e Francës, por pa mundur të debutojë me Kombëtaren A të drejtuar nga Didier Deschamps. Bregu i Fildishtë është në Botërorin e këtij viti dhe ndodhet në Grupin E të kompeticionit së bashku me Gjermaninë, Ekuadorin dhe Curaçao.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB