Formula 1 në Super Bowl, Cadillac prezanton makinën e botërorit
Momente frike pati për Andrea Kimi Antonelli. Piloti i Mercedes në Botërorit të Formula 1 u përfshi në një aksident rrugor në San Marinon me makinën e tij që u përplas kundër një muri gjatë superstradës së San Marinos në Castello di Serravalle.
Forcat e rendit po hetojnë për dinamiken e aksidentit që për fat të mirë pati pasoja pasi të gjithë personat që ishin në automjet nuk patën lëndime.
Makina, një Mercedes-Amg GT 63 Pro 4Matic+ Motorsport Collectors Edition, ishte marrë vetëm pak ditë më parë dhe nuk është e qartë se kush ishte në timon në momentin e aksidentit.
Kujtojmë se Andrea Kimi Antonelli pritet të shkojë në Bahrein ku do të zhvillohet sesioni i parë i testeve zyrtare parasezonale që do të nisin pikërisht të mërkurën e 11 shkurtit dhe që do të mbyllen në 13 shkurt, ndërkohë që Botërori i Formula 1 do të nisë në muajin mars më Çmimin e Madh të Australisë në Melbourne.
Top Channel