Kupa e Shqipërisë/Vllaznia nuk ndalet, fiton sfidën e parë çerekfinale ndaj Bylis.
Egnatia ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Teutës në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, e luajtur në transfertë.
Teuta e ka nisur ndeshjen me ritëm të shpejtë dhe ka kaluar në avantazh në minutën e 11-të me golin e Arifit. Pas kësaj, durrsakët tentuan të mbajnë kontrollin e lojës dhe të menaxhojnë epërsinë, por në shtesën e pjesës së parë, Adjesa ia doli të barazojë rezultatin për Egnatian në minutën e 45+1’.
Pjesa e dytë e takimit ishte më e qetë, pa raste të shumta nga të dy skuadrat, me secilën nga to që kishte vështirësi në krijimin e mundësive për gol.
Në minutën e 90+1, Kryeziu shfrytëzoi një mundësi të artë dhe mposhti portierin Selmani, duke i dhënë Egnatias fitoren e shumëpritur me rezultat 2-1.
Me këtë rezultat, Egnatia ka një avantazh minimal para ndeshjes së kthimit, që do të luhet në shtëpi, dhe shpreson të mbyllë çerekfinalet me kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Rezultati përfundimtar:
Teuta – Egnatia 1-2
11′ Arifi / 45+1′ Adjesa, 90+1′ Kryeziu
Top Channel