Mbyllen polemikat për çështjen e medaljeve të thyera në Lojërat Olimpike. Komiteti Organizator i kompeticionit ka reaguar duke theksuar se menjëherë e hetoi problematikat e ngritura për një numër të kufizuar medaljesh dhe në bashkëpunim me Zecca dello Stato, përgjegjës për prodhimin e medaljeve.

Organizatorët e Milano-Cortina deklaruan se është gjetur një zgjidhje dhe është bërë një ndërhyrje e saktë duke iu kërkuar sportistëve që ishin ankuar që të dërgojnë medaljet e tyre në mënyrë që ato të riparohen dhe më pas t’iu kthehen.

E gjithë kjo zhurmë nisi nga skiatorja amerikane Breezy Johnson. ‘Mos kërceni nëse keni medalje’-kishte shkruar Johnson në një postim të saj në rrjetet sociale pasi iu thye medalja e artë e fituar në garën e zbritjes së lirë në Cortina d’Ampezzo. Gjatë festimeve, medalja e atletes u thye sepse ra në tokë pasi u këput nga shiriti për ta varur në qafë. ‘Jam e sigurt se dikush do ta sistemoj sepse nuk është shkatërruar tamam’-komentoi Johnson.

Por me këtë problem u përball edhe patinatorja artistike, Alysa Liu teksa tregoi medaljen e saj të artë. ‘E kisha rregulluar, por më ra edhe njëherë-tregon Lucia Dalmasso, fituese e medaljes së bronztë në slalomin gjigant paralel në snowboard

Top Channel

DIGITALB DIGITALB