E ardhmja e Vlahovic, e zbulon përgatitësi fizik i kombëtares
Do të jetë Como skuadra që do të sfidojë Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në Maradona Stadium, skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas, mposhti Napolin me penallti 7-6 pasi koha e rregullt përfundoi me barazimin 1-1.
Kampionët e Italisë e nisën më mirë ndeshjen teksa e mbyllën Comon në gjysmëfushën e tij, por ishte pikërisht ky i fundit që zhbllokoi rezultatin me një penallti të fituar nga Gutierrez pas një faulli të Oliverës në minutën e 39 dhe që u shndërrua në gol nga Baturina.
Në fillimin e pjesës së dytë Napoli barazoi rezultatin në 1-1 me Vergarën, por pas këtij momenti historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më dhe 90 minutëshi u mbyll 1-1 dhe skuadrat iu drejtuan serisë së penalltive për të përcaktuar fituesen e gjysmëfinale.
Në serinë e penalltive për gabuan Lukaku dhe Perrone, por ai vendimtar është i Lobotkës që u hipnotizua nga Butez dhe në fund festoi Como që tani sfidon Interin, ndërsa Napolit dhe Contes i mbetet vetëm kampionati.
Top Channel