Atalanta rikthehet te fitorja në Serie A. Skuadra bergamaske iu imponua Cremoneses teksa e mundi me rezultatin 2-1 në Neë Balance Arena duke marrë 3 pikët e kësaj përballjeje.

Atalanta priti vetëm 13 minuta lojë për të marrë avantazhin në rezultatin Krstovic pas një një manovre të mrekullueshme; Raspadori nga krahu i djathtë dërgon topin në zonë me një krosim me të majtën që malazezi e shndërron në gol falë një lëvizjeje si të një sulmuesi të vërtetë.

Më pas Samardzic goditi tramversën, ndërkohë që në minutën e 25, Zappacosta dyfishoi rezultatin; Pasalic dha një pasim të gjatë për mbrojtësin italian me këtë të fundit që fitoi duelin me Pezzella duke shënuar golin  e tij të parë në kampionat duke e çuar rezultatin në 2-0.

Atalanta kishte kontrollin e lojës në dorë dhe kjo u konfirmua edhe në pjesën e dytë teksa nuk rrezikoi shumë deri në minutat shtesë të ndeshjes. Djuric impenjoi Carnesecchi në një pritje fantastike, ndërsa Thorsby shënoi golin që shkurtoi diferencën në 2-1 për Cremonesen në minutën e 94. Përpara këtij momenti Gjimshiti pa t’i anulohej një gol për pozicion jashtë loje të Sulemana. Rezultati përfundimtar i kësaj sfide ishte 2-1 për Atalantën që shkon në 39 pikë duke qëndruar në vendin e 7, ndërsa Cremonese, që regjistron humbjen e tretë radhazi, mbetet me 23 pikë në vendin e 16.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB