Vrau 51 njerëz në xhamitë e Christchurch në Zelandën e re, Brenton Tarrant apelon dënimin me burgim të përjetshëm
Një figurë kyçe e opozitës venezueliane, Juan Pablo Guanipa, është rrëmbyer nga burra të armatosur rëndë vetëm disa orë pasi u lirua nga burgu, njoftuan familjarët dhe aleatët e tij politikë, duke akuzuar drejtpërdrejt regjimin në Karakas.
Guanipa, kreu i partisë konservatore opozitare Primero Justicia, ishte mes disa të burgosurve politikë të profilit të lartë të liruar të dielën, në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të përmbushur kërkesat e SHBA-së për lirimin e të ndaluarve për arsye politike. Megjithatë, sipas opozitës, ai u rrëmbye më vonë në lagjen Los Chorros të Karakasit nga një grup burrash të armatosur, të veshur civilë.
Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, deklaroi se rrëmbimi u krye nga burra që mbërritën me katër automjete. “E morën me forcë. Ky është një përshkallëzim ekstrem i represionit,” shkroi ajo në rrjetin X.
Djali i Guanipas, Ramón Guanipa, tha në një video të publikuar në rrjetet sociale se babai i tij u zu në pritë rreth orës 23:45 nga rreth 10 persona pa dokumente identifikimi. “Ata ishin të armatosur rëndë dhe e morën babanë tim. Kërkojmë prova se ai është gjallë,” tha ai.
Partia Primero Justicia akuzoi autoritetet venezueliane se qëndrojnë pas rrëmbimit dhe paralajmëroi se do t’i mbajë përgjegjës presidenten në detyrë Delcy Rodríguez, kryetarin e Asamblesë Kombëtare Jorge Rodríguez dhe ministrin e Brendshëm Diosdado Cabello për çdo dëmtim ndaj jetës së Guanipas.
Guanipa ishte liruar më herët të dielën pas më shumë se tetë muajsh burg. Menjëherë pas lirimit, ai publikoi një video ku deklaronte se “ka shumë për të diskutuar për të tashmen dhe të ardhmen e Venezuelës, gjithmonë me të vërtetën në plan të parë”.
Ai ishte arrestuar në maj 2025, pasi ministri i Brendshëm Diosdado Cabello e akuzoi, pa paraqitur prova, për përfshirje në një komplot të dyshuar “terrorist” kundër zgjedhjeve rajonale dhe legjislative. Guanipa i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.
Rrëmbimi ndodh në një moment kur qeveria venezueliane ka nisur lirimin e një numri të burgosurish politikë. Grupi i të drejtave të njeriut Foro Penal konfirmoi lirimin e të paktën 30 personave vetëm të dielën, ndërsa sipas të dhënave të tij, më shumë se 380 persona janë liruar deri më tani. Qeveria pretendon se numri i të liruarve kalon 800.
Opozita dhe organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë prej vitesh regjimin autoritar të Venezuelës për arrestime arbitrare dhe shtypje të disidencës politike, akuza që autoritetet i mohojnë, duke thënë se të burgosurit kanë kryer vepra penale.
Top Channel