Roma dhe kthimi i Francesco Tottit, Massara: Familja Friedkin do të vendosë kur do të jetë momenti i duhur që të kthehet

09/02/2026 21:27

Ditët e fundit është folur shumë për një kthim të Francesco Tottit në bordin drejtues të Romës. Vetë këshilltari i Familjes Friedkin kishte folur për një mundësi të tillë, por tani e thotë fjalën e tij në lidhje me këtë çështje edhe Frederic Massara.

‘Totti është historia e këtij klubi, me Familjen Friedkin ka një raport shumë të mirë dhe ata do të dinë kur do të jetë momenti i duhur për të kthyer Francescon në klub-tha Massara që më pas foli edhe për çështjen e rinovimeve të Dybala, El Shaaraëy, Celik dhe Pellegrini.

Ky është momenti i vendimeve, kemi mbajtur raporte me agjentët e futbollistëve dhe do të kuptojmë nëse do të ketë baza për të vijuar me ta-vijoi Massara-nënvizoj  se futbollistët në fjalë janë treguar shumë të lidhur me fanelën dhe shumë profesionistë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB