Skiatori britanik i stilit freestyle, Gus Kenworthy, ka deklaruar se ka marrë kërcënime me vdekje pas një postimi në rrjetet sociale kundër ICE, Agjencisë Amerikane të Emigracionit dhe Doganave.

Kenworthy, i lindur në Chelmsford dhe banor prej vitesh në SHBA, publikoi në Instagram një imazh me mbishkrimin “fuck ICE”, të shkruar në borë. Postimi u përhap me shpejtësi dhe, sipas sportistit 34-vjeçar, reagimet kanë qenë të shumta, shkruan Guardian.

Në një video të publikuar të dielën në mbrëmje, ai tha se shumica e mesazheve kanë qenë mbështetëse, por një pjesë e konsiderueshme ka përfshirë fyerje dhe kërcënime serioze. “Njerëz që më thonë të vras veten, më kërcënojnë, urojë të më shohin të lëndohem rëndë gjatë garës apo më ofendojnë me epitete të rënda. Është çmenduri,” u shpreh ai.

Kenworthy fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën slopestyle në Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit 2014 duke përfaqësuar SHBA-në, ndërsa në vitin 2019 kaloi për të përfaqësuar Britaninë e Madhe. Ai pritet të garojë në disiplinën snowboard halfpipe për meshkuj në Livigno, nga 19 shkurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB